
Historia e klubit shumesportesh “Partizani” nis me 4 shkurt 1946, dita e themelimit te klubit me te madh shumesportesh shqiptar.
Klubi i kuq u krijua me iniciativen e Rinise Antifashiste si dhe Ushtrise Nacionalclirimtare te sapodale nga lufta e dyte boterore, ne gjirin e se ciles kishte mjaft djem e vajza me talent ne sporte te ndyshme. Keto organizma te cilat ne menyre administrative kaluan nen kompetencat eksplicite te Ministrise se Mbrojtjes, ishin berthama e krijimit te Klubit Sportiv Partizani.
Me kalimin e kohes, ne kete klub u afruan dhe sportiste me nivel te cilet kishin lindur ne klubet e tjera sportive nga mbare vendi dhe qe perqafuan alternativen e re per tu bere pjese e klubit te kuq, Klubit Sportiv Partizani, i cili per nje kohe te shkurter u be klubi me i madh dhe me i fuqishem shumesportiv ne Shqiperi.
Takimi i pare zyrtar i Klubit Sportiv Partizanit u luajt nga ekipi i futbollit, klubi i pare ne familien shumesportive qe lindi, me 7 prill 1946. Takimi u luajt kunder “17 Nentorit” te Tiranes dhe Partizani fitoi me rezultatin 2-0, cka shenon rezultatin e pare pozitiv te historise se klubit. Me 1947 Partizani filloi te luante rregullisht ne kategorite superirore te futbollit, basket it, vollejt si dhe sporteve te tjera individuale apo kolektive.